Paulo Dybala mund të bëhej një nga lojtarët më të pasur në botë, pas ofertës faraonike të ardhur nga Arabia Suaidte, prej 75 milionë eurosh.

Por duket se ylli argjentinas nuk ka ende ndërmend ta mbyllë me Europën, duke i thënë “Jo” milionave saudite.

Mediat italiane raportojnë se Dybala ka vendosur të qëndrojë te Roma, duke treguar besnikëri ndaj verdhekuqëve dhe duke i mbyllur përfundimisht derën një kalimi të mundshëm te Al-Qadsiah, edhe pse në fillim përflitej për të kundërtën.

“Shihemi të dielën”, ishte mesazhi i argjentinasit, i cili do të jetë i gatshëm me Romën për takimin e radhës në kampionat./tch/

Refuzon 75 milionë euro, Dibala përlot tifozët e Romës: Shihemi të dielën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version