Real Madridi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Reece James.
Në fillim të sezonit, mbrojtësi i djathtë është kapiten i ekipit, mirëpo shkaku i lëndimeve nuk ka luajtur në shumicën e ndeshjeve.
Për shkak të sigurimit të fondeve, pronarët e Chelseat kanë menduar shitjen e tij për një çmim prej 60 milionë funteve.
Mirëpo sipas Fichajes, Reali ka vazhduar të monitorojë situatën.
Klubi spanjoll dëshiron të gjejë pasardhësin e Dani Carvajalit, por për këtë pozitë pritet të mendojë më vonë sepse tani për tani cak i “Mbretërve” janë Kylian Mbappe i PSG-së dhe Alphonso Davies i Bayern Munichut.
Reali shpreh interesim për Reece James / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.