Kylian Mbappe i ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me Real Madridin.

Ai do të bartë fanellën me numrin 9, teksa me “Mbretërit” ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2029.

Ylli francez ka dhënë autografe për tifozët që kishin dalë për ta pritur përpara spitalit ku iu nënshtrua kontrolleve fizike.

E stadiumi “Santiago Bernabeu” ka nisur të mbushet, shkruajnë mediat spanjolle.

Pas një orë aty në mënyrë madhështore do të prezantohet futbollisti francez.

80 deri në 85 mijë shikues pritet të jenë prezentë në stadiumin madrilen për t’ia bërë një pritje të ngrohtë 25-vjeçarit, i cili nga sot do të jetë edhe zyrtarisht lojtar i ri i Realit.

Mbappe tashmë e ka marrë rrugën drejt stadiumit, ku do të prezantohet rreth orës 12:00 të mesditës.

Reali paralajmëron befasi për Mbappen gjatë prezantimit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version