Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se ka etiketuar tashmë disa emra të njohur të kampit të tyre për pasues të përkohshëm të trajnerit Carlo Ancelotti.
Real Madridi u eliminua nga garat evropiane në fillim të kësaj jave pasi Arsenali i mposhti në dy ndeshjet çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Los Blancos qëndrojnë 4 pikë pas Barcelonës në kampionat, me të cilët do të duhet të përballen edhe në finalen e Kupës së Mbretit pas disa javësh.
Disa raporte sugjerojnë se Ancelotti mund të shkarkohet pas finales së Copa del Rey, më 26 prill.
Drejtuesit e klubit mbretëror nuk kanë qëndruar duarkryq dhe tashmë kanë gjetur emrat e mundshëm të pasuesve të Ancelottit.
Sipas Diario AS, Real Madrid mund të emërojë Santiago Solarin ose Raul Gonzalezin si menaxher të përkohshëm nëse Ancelotti shkarkohet.
Në anën tjetër, Jurgen Klopp shihet si pasues afatgjatë i Ancelottit nga fillimi i sezonit të ardhshëm 2025/26.
Reali ka në mendje dy emra, nëse e shkarkon Ancelottin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.