Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë, Alphonso Davies nga Bayern Munichu.

E ardhmja e kanadezit është në qendër të vëmendjes pasi kontrata e tij me klubin gjerman skadon në fund të sezonit 2024-25.

Mediumi britanik “The Athletic” raporton se Madridi ka arritur marrëveshje që kanadezi të transferohet sivjet ose në vitin e ardhshëm.

Në rast se dështojnë bisedimet për vazhdimin e kontratës, Bayerni do të mendojë shitjen e tij gjatë kësaj vere sesa ta lërë të shkojë si lojtar i lirë.

Reali arrin marrëveshje me Davies / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version