Real Madridi ka mposhtur me rezultat 4-1 Las Palmas.
Mysafirët shënuan gol vetëm pas 25 sekondave me anë të Fabio Silvas, por kjo ishte e gjithë befasia e tyre.
Madrilenët më pas ‘shkatërruan’ Las Palmas duke i shënuar plotë 4 gola.
Kylian Mbappe dy gola dhe Brahim Diaz shënuan për 3-1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Kurse në pjesën e dytë shënoi gol sulmuesi Rodrygo për 4-1.
Pas kësaj fitoreje Reali ka 46 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid që ka 44 dhe 7 pikë më shumë se Barcelona që i ka 39. /Reporteri.net/.
Real ‘shkatërron’ Las Palmas, merr kreun në La Liga / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.