Boksierja algjeriane, Imane Khelif, ka reaguar për herë të parë pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, pas debatit të ashpër që ngjalli pjesëmarrja e saj.

Pas vërshimit të emocioneve, Khelif dha një përgjigje të thjeshtë por efektive për mediat.

Sipas The Telegraph, ajo ka thënë “Unë jam një grua”, duke iu kundërpërgjigjur direkt kritikave që ka marr gjatë ditëve të fundit.

Pasi e pa Angela Carinin të Italisë që u tërhoq pas 46 sekondave nga lufta dhe me të që tha se ishte grushti më i vështirë që kishte marr, Khelif u bë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Një informacion masiv i rremë u shpërfaq duke thënë se ajo është transgjinore, gjë që detyroi Komitetin Olimpik të lëshojë disa deklarata për të adresuar këtë çështje.

Babai i Khelif, Omar, ishte detyruar të dilte në mbrojtje të vajzës së tij, duke konfirmuar se ajo ka lindur femër.

Khelif ishte ndaluar që të boksonte nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit, pasi organi qeverisës kishte thënë se ajo dhe Lin Yu-ting e Tajvanit, kanë dështuar në testin e gjinisë dhe kanë kromozome XY.

Sidoqoftë, ishte Njësia e Boksite Parisit (PBU) ajo që i mbikëqyr procedruat dhe ata lejuan që të dyja të boksojnë ashtu siç bënë tri vite më parë në Tokio.

Në paraqitjen e saj të dytë në ring në Paris, Khelif u përball me boksieren hungareze Anna Luca Hamor, të cilën e mposhti.

Ajo tregoi sportivitet të madh me kundërshtaren e saj pas përfundimit të luftës, duke i dhuruar një përqafim para se t’i kapte litarët për të dalur nga ringu.

Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version