Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Merih Demiral është dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA për shkak të mënyrës se si festoi golin ndaj Austrisë.
Gruaja e futbollistit turk, Heidi Lushtaku e cila është me prejardhje shqiptare ka folur për Blick në lidhje me këtë dënim të shtëpisë së madhe të futbollit, UEFA.
“Burri im nuk është racist. Ai është i sjellshëm dhe tolerant”, ka thënë shkurt modelja nga Kosova.
Demiral bëri një simbol me duart e tij, që sipas UEFA-s është mesazh nacionalist, gjë që është e ndaluar nga organet, sidomos në një kompeticion të tillë si në Euro 2024.
Kombëtarja e Turqisë nesër do të luajë ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 ndaj Holandës.
Demiral, që shënoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Austrisë në 1/8 e finales është suspenduar me dy ndeshje moslojë nga UEFA.
Demiral suspendohet me dy ndeshje nga UEFA
Reagon gruaja shqiptare e futbollistit turk: Burri im nuk është racist / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.