Referi malazez e goditi me trofe trajnerin kosovar, reagon Federata e Kickboxit
Federata e Kickboxit të Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik të referit malazez ndaj trajnerit kosovar.
Më saktësisht, gjyqtari boshnjak Feđa Trbonja e goditi me trofe trajnerin e kickboxit të Fight Club Arbër, Migjen Basha, në turneun e mbajtur në fundjavën që shkoi në Cetinje të Malit të Zi, të organizuar nga KBM “Lovçen”.
Federata kosovare e ka dënuar ashpër këtë incident dhe këtë dhunë që ndodhi pas meçit të garuesit kosovar, Nart Mehmeti.
“Federata e Kickboxit e Kosovës, do ta denoncojë këtë veprim të pa pranueshëm rrugaqërie të referit Feđa Trbonja Bosnia dhe Herzegovina tek Federata Ndërkombëtare e Kickboxit WAKO si dhe do të ti shprehë shqetësimet tek Federata e Kickboxit e Malit të Zi , do të kërkojë masat më të rrepta ndaj tij si dhe do të kërkoj që referimet në të ardhmen të jenë objektive duke mos lënduar ëndërrat e garuesve nga Kosova përmes vendimeve te padrejta dhe për të parandaluar që në të ardhmen, fitoret në vend se në ring të vendosen në tavolinat e referëve të njëanshëm”, thuhet mes tjerash në reagimin e Federatës.
Reagon Federata e Kickboxit pasi referi boshnjak e goditi me trofe trajnerin kosovar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.