Borussia Dortmundi u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve të martën, pasi eliminoi Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm prej 2-0.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kylian Mbappe u pyet nga gazetarët nëse do ta mbështet Real Madridin sot ndaj Bayern Munichut.

Megjithatë, sulmuesi francezi bëri një reagim dhe u largua pa dhënë përgjigje.

Arsyeja e pyetjes buron nga raportimet që Mbappe do të jetë lojtar i “Mbretërve” nga sezoni i ardhshëm.

Ndryshe, finalisti i sotëm do të kuptohet duke filluar nga ora 21:00.

 

Reagimi epik i Mbappes kur pyetet nga gazetari për Realin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version