Besiktas ka shënuar mbrëmë fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Fatih Karagumruk, në kuadër të javës së 20-të të kësaj lige.

Në lojën e Besiktas shkëlqeu edhe anësori nga Vushtrria, Milot Rashica, i cili shënoi golin e dytë për ekipin turk. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të ekipit të Rashicës.

Ky ishte goli i katërt i Rashicës në kuadër të ligës. Ai ka edhe një asistim.

Rashica bëri veprimin e superheroit të fëmijëve “Spiderman” pasi shënoi golin e dytë për Besiktas.

Anësori kosovar tregoi se fëmijët e tij i kërkuan që të festonte golin e tij në atë formë.

“Një tjetër (gol). Fëmijët e mi më treguan se si të festoj golin”, ka shkruar Rashica në postimin e tij në Instagram.

Rashica shënoi dje, si ua përkushtoi golin fëmijëve të tij? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version