Besiktas e ka nisur vitin 2024 me humbje në Superligën turke.
Ekipi nga stambolli pësoi humbje në shpi nga Kasimpasa me rezultatin 1:3.
Në këtë përballje, gjurmë la futbollisti kosovar, Milot Rashica i cili asistoi në golin e vetëm të ekipit të tij.
Goli e realizoi Kilicsoy në minutën 45+2, pasi u shërbye në mënyrë fantastike nga Rashica. Për fituesit realizoi Da Costa het-trik.
Sa jemi tek asisti i kosovarit, ky ishte i pari sezonal, teksa ka edhe dy gola.
Milot Rashica u transferua tek Besiktas gjatë verës së shkoi për 5.25 mln euro nga Norwich.
Rashica asiston në humbjen e Besiktas nga Kasimpasa / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.