
Rahoveci është shpallur kampion i Kosovës në hendboll duke i dhënë fund dominimit të madh të Besës në këtë sport, raporton gazeta online Reporteri.net.
Titullin e kampionit Rahoveci e siguroi në Pejë, duke mposhtur Besa Famgas me rezultat 29 me 24. Kjo ishte finalja e dytë. Të parën Rahoveci e siguroi të dielën.
Rahoveci sezonin e rregullt e kishte mbyllur në pozitën e parë dhe kishte vetëm një humbje të pësuar nga Besa.
Rahoveci kampion i Kosovës në hendboll / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.