Ylli anglez i futbollit Raheem Sterling pranoi krishterimin dhe u pagëzua në një kishë në vendlindjen e tij Xhamajka gjatë pushimeve ndërkombëtare.
Raheem Sterling ka pasur pas vetes një verë interesante, në të cilën ka bërë progres në karrierë me një transferim, teksa fanellën e Chelseat e zëvendësoi me atë të Arsenalit dhe aty sipas të gjitha llogaritjeve do të luftojë për titullin kampion anglez.
Edhe pse është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit anglez, ka kohë që nuk është në kombëtare, ndaj nuk luajti kundër Irlandës dhe Finlandës në startin e Ligës së Kombeve këtë javë dhe javën e kaluar.
Sterling e shfrytëzoi pushimin për të udhëtuar në vendlindjen e tij Xhamajka, ku vendosi të kryente një rit të rëndësishëm fetar dhe të pranonte krishterimin, gjë që, siç tregon ai, e bëri të kuptonte se kishte ndjekur gjërat e gabuara gjatë gjithë jetës së tij.
Sulmuesi i Arsenalit u pagëzua në një kishë në Xhamajka dhe video u postuan në rrjetet sociale. Kështu, Sterling përmbushi premtimin e dhënë në 2013 në një intervistë.
“Unë nuk jam 100 për qind fetar, por bindja ime është e fortë. Kur të vijë momenti, unë do të jem i krishterë,” tha Sterling 11 vjet më parë dhe ai moment mesa duket ka ardhur.
Raheem Shaquille Sterling lindi në 1994 në Xhamajka. Fatkeqësisht, babai i tij u vra kur Raheem ishte vetëm dy vjeç, pas së cilës ai u transferua në Londër me nënën e tij.
Për kombëtaren e Anglisë, Sterling luajti 82 ndeshje dhe shënoi 20 gola. Ai fitoi katër tituj të ligës angleze me Manchester Cityn.
Raheem Sterling pranoi krishterimin dhe u pagëzua në një kishë në Xhamajka / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.