
Kosova ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme kundër Islandës.
Kosova në këtë ndeshje hyn me disa ndryshime.
Portieri Aro Muric e Donat Rrudhani nuk do të luajnë për shkak të lëndimeve, ndërsa Valon Berisha për shkak se ka plotësuar numrin e kartoneve të verdhë, shkruan Reporteri.net.
Në vend të tyre do të startojnë: Amir Shaipi (portier), Vesel Demaku dhe Florent Muslija.
Ndeshja zhvillohet prej orës 18:00 në Murcia të Spanjës. /Reporteri.net/.
Publikohet formacioni i Kosovës kundër Islandës, Foda bën disa ndryshime / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.