Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar edhe listën rezervë për ndeshjet e shtatorit.

Në këtë listë bëjnë pjesë nëntë futbollistë, prej tyre një portier, një mbrojtës, dy mesfushorë, e pesë sulmues.

Faton Maloku, Lirim Kastrati, Qëndrim Zyba, Bersant Celina, Altin Zeqiri, Arbër Zeneli, Shkëlqim Vladi, Drilon Hazrollaj e Muhamet Hyseni.

Për herë të parë ftesën e ka pranuar portieri i Dritës, Faton Maloku, i cili tregoi paraqitje mjaft të mira në rrugëtimin europian të klubit gjilanas në këtë fillimsezon.

Kosova do t’i luajë dy ndeshjet gjatë muajit shtator, fillimisht ndaj Rumanisë si vendase më 6 shtator, pastaj më 9 shtator ndaj Qipros si mysafire.

Publikohet edhe lista rezervë e Kosovës për ndeshjet e shtatorit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version