PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Francezët e nisën furishëm takimin, duke shënuar që në minutën e tretë, pas një kundërsulmi të menduar mirë.
Ousmane Dembele luajti në krah te Kvitcha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që mori topin u fut në zonë dhe pasoi sërish te Dembele i cili më një goditje të bukur me të parën gjeti rrjetën e David Rayas për 1-0.
Kur pritej që Arsenali të këndellej, PSG radhiste rastet, me Desire Doue që ishte afër golit, por Raya bëri pritje të madhe.
Bramka imienia Fabiana Ruiza. Swoim ruchem najpierw odblokowuje przestrzen w centrum do gry podaniem a potem zabiera Timbera do środka otwierając skrzydło dla Kvary. Numer z obniżeniem Dembele, który mega dobrze zdobywa przestrzeń prowadzeniem kolejny raz zdaje egzamin w LM… pic.twitter.com/jo9TxCMdVy
— Jakub Żubrowski (@Jakub_Zubrowski) April 29, 2025
Në minutën e 38-të, Arsenali kërkoi penallti pas rrëzimit në zonë të Mikel Merinos, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Gabreil Martinelli i kishe dy raste të mira, fillimisht në minutën e 40-të gjuajti jashtë, ndërsa në minutën e 45-të, i vetëm me Gigi Donnarumman, nuk arriti të shënojë, me portierin italian që bëri pritje të madhe.
Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali arriti që të shënojë me Mikel Merinon i cili me kokë gjeti rrjetë pas harkimit të Declan Rice.
Pas tre minutash vëzhgim në VAR, situata u cilësua si pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.
Në minutën e 56-të, Leandro Trossard ishte afër golit, por Donnarumma bëri pritje të madhe.
PSG ka mundur ta sigurojë fitoren në minutën e 84-të dhe 85-të, por Breadly Barcola dhe Goncalo Ramos, dështuan nga pozita ideale.
Një fitore e madhe e PSG-së e cila e dërgon në ndeshjen kthyese në shtëpi, në “Parkun e Princave”, me një avantazh prej një goli./Telegrafi
PSG triumfon në “Emirates” dhe fillon të ëndërroj finalen e madhe në Ligën e Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.