Paris Saint-Germaini është duke u bërë gati për transferimin e dyshes Rafael Leao dhe Victor Osimhen për të zëvendësuar Kylian Mbappen, i cili me shumë gjasa do t’i bashkohet Real Madridit në verë.
Sipas mediumit italian La Reppublica, gjiganti francez tashmë ka filluar kërkimet për objektivat e mundshëm të cilët do të pasojnë Mbappen pas largimit.
“Los Blancos” më në fund pritet ta bëjnë realitet ‘ëndrrën’ e transferimit të francezit, duke marrë parasysh interesimin e tyre afatgjatë për shërbimet e tij, dhe me kontratën e lojtarit që skadon në qershor, çdo gjë po shkon drejt fundit, shkruan Telegrafi.
Raporti shton më tutje se Leao është opsioni i preferuar i drejtuesve të klubit të PSG-së për të zëvendësuar Mbappen, por ata fillimisht do të duhej që të paguanin klauzolën e lirimit prej 175 milionë eurosh në drejtim të Milanit.
PSG po harton një plan të frikshëm për të zëvendësuar Mbappen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.