Kampioni francez, Paris Saint-Germain raportohet se ka vendosur nëse do të ngjallë interesimin për transferimin e Marcus Rashfordit nga Manchester Unitedi.
Anglezi është duke kaluar në formë të dobët dhe kjo formë ka nxitur thashethemet e reja për të ardhmen e tij në Manchester.
Situatën e tij e ka monitoruar PSG-ja, sidomos pas konfirmimit se Kylian Mbappe do të largohet në fund të sezonit.
Unitedi dëshiron 100 milionë funte për shitjen e Rashfordit. Ani pse kjo shifër do të ishte e përballueshme për kampionin francez, klubi ka vendosur që të mos transferojë anglezin gjatë verës.
Parisienët kanë mbajtur një takim dhe kanë vendosur që të kërkojnë për opsione të tjera.
PSG-ja vendos nëse do të transferojë Rashfordin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.