PSG-ja bëri bujë të madhe më 2017 kur pagoi 222 milionë euro për të siguruar shërbimet e Neymar JR.
Mirëpo, shifra të çmendura paguante edhe për pagën e brazilianit, duke paguar mbi 160 milionë euro sa ai ishte pjesë e klubit.
Por, ajo se çfarë mori vëmendjen ditëve të fundit, ishte një lajm që qarkulloi rreth një klauzole të çuditshme të brazilianite.
Raportohet se ai fitonte 200 mijë euro, nëse pas ndeshjes do t’i bënte tifozët të duartrokisnin.
Kështu ka thënë ish-futbollisti i Crystal Palace, Leëis Bryon.
“Klauzola më e çmendur që kam dëgjuar ishte ajo e Neymar në PSG. Një anëtar i stafit të PSG-së që ishte në klub gjatë kohës së Lionel Messit, Neymar dhe Kylian Mbappe, nuk dua ta zbuloj emrin e tij, më tha se Neymar kishte një klauzolë në kontratë sipas së cilës, nëse do të vinte për të duartrokitur tifozët pas ndeshjes, do të merrte një bonus prej 200 mijë eurosh”, tregon Bryon.
Neymar tani është pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite, por që nuk po mund të rehatohet me lëndime.
Para se të largohej për në Al Hilal, Neymar luajti 173 ndeshje për PSG. Ai shënoi 118 gola dhe regjistroi 77 asistime./Express
PSG-ja e paguante Neymarin 200 mijë euro për duartrokitje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.