Erling Haaland nuk do të dënohet për veprimin e tij pas golit të barazimit të shënuar nga Manchester City në fund të ndeshjes ndaj Arsenalit.

“Etihad Stadium” dje ishte dëshmitar i një ndeshje të zjarrtë mes dy gjigantëve anglez, Manchester City dhe Arsenal, me ndeshjen që përfundoi 2-2.

Erling Haaland e hapi serinë e golave të ndeshjes, derisa Riccardo Calafiori dhe Gabriel shënuan për rikthimin e Arsenalit.

Më pas, Leandro Trossard u përjashtua nga loja me të kuq – pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me arsyen se e largoi topin kur ishte një faull për vendasit – kështu duke lënë Arsenalin me një lojtar më pak për tërë pjesën e dytë. Mirëpo, zemrat e tifozëve të Arsenalit u thyen në sekondat e fundit, me John Stones që shënoi golin e barazimit.

Pasi mbrojtësi anglez e dërgoi topin në rrjetë, Haaland e mori po atë top dhe e goditi mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel në kokë, me këtë të fundit që nuk e pa fare pasi e kishte fanellën të vendosur mbi kokë. Asnjë veprim s’ishte ndërmarrë gjatë asaj kohe.

Është njoftuar se Haaland i ka shpëtuar çdo dënimi të mundshëm, pasi ky incident ishte rishikuar edhe nga VAR-i gjersa loja po luhej ende.

Komiteti disiplinor i Federatës angleze është shprehur i lumtur që asnjë veprim s’do të ndërmirret më tutje.

Pse Haalandi i shpëtoi dënimit pasi e goditi lojtarin e Arsenalit me top në kokë? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version