Fansat e Chelseat i janë vërsulur Todd Boehlyt dhe ekipit të tij pas njoftimit se klubi ka ndarë rrugët me menaxherin Mauricio Pochettino, shkruan Goal.com.

“Blutë” e Londrës kanë befasuar me vendimin për ta larguar argjentinasin, ani pse u ndihmoi që të pozicionoheshin në pozitën e gjashtë në sezonin shumë të vështirë.

Fansat nëpër rrjetet sociale kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për shkarkimin e Pochettinos, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Shumë prej tyre kanë deklaruar se Chelsea është klubi më i keqmenaxhuar në Premier Ligë.

Ndërkaq, shumë të tjerë e kanë cilësuar si shumë të gabuar shkarkimin e Pochettinos pas vetëm një sezoni.

Kështu, ai është bërë menaxheri i pestë i shkarkuar nga Chelsea brenda 20 muajve.

Pronarët e Chelseat akuzohen për “shkatërrimin e klubit” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version