
Kylian Mbappe nuk është, pavarësisht se u fishkëllua, ‘problemi më i madh’ i Real Madridit pasi sipas një legjende franceze ka shumë lojtarë që duan ta fitojnë Topin e Artë.
Mbappe u bë një tjetër ‘Galactico’ në ‘Santiago Bernabeu’ në verën e vitit 2024, por ky sezon nuk shkoi sipas pritshmërive të tij dhe të tifozëve të Real Madridit, pasi ata u eliminuan në çerekfinale nga Liga e Kampioënve si dhe humbën finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.
Francezi ka ngritur shumë pyetje sa i përket sezonit të tij debutues në Spanjë, pavarësisht se ka shënuar 34 gola, me presidentin Florentino Perez që konsiderohet si shumë i shqetësuar me blerjen e të ashtuquajturve ‘emra të mëdhenj’ dhe jo të krijojë një skuadër funksionale.
Legjenda franceze, Emmanuel Petit, i cili ka kaluar kohë në La Liga tek Barcelona, ka thënë se problem më i madh i Real Madridit nuk është Mbappe, por Florentino Perez.
“Toni Kroos u pensionua dhe Luka Modric mbushi 39 vjet, këta djemë e kontrolluan mesfushën për vite dhe i bën ata të pamposhtur. Ata ishin lojtarë të mrekullueshëm dhe është sikur Real Madridi nuk e kuptoi apo planifikoi të ardhmen pa ta”.
“Kylian Mbappe po fishkëllehet pasi humbën në Ligën e Kampionëve dhe unë kam qenë njëri ndër personat e paktë që e kam mbrojtur atë. Ai po vritet. Ju nuk mund të keni sulmuesit më të mirë në botë dhe mos t’i dhuroni atij një mesfushë që krijon raste, nuk ka kontroll të lojës, nuk ka ritëm”.
“Perez ishte i obsesionuar me Kylian Mbappen për tri sezone dhe papritmas ëndrra e tij u bë realitet, por ai nuk e pa se çfarë po ndodhë në mesfushë pa Kroos dhe Modric”.
“Vinicius Junior nuk është lojtari i njëjtë si sezonin e kaluar, Jude Bellingham nuk është lojtari i njëjtë. Rodrygo është i njëjti dhe mesfusha nuk është mbrapa tyre”.
“Ju mund të shihni përplasjen e Bellingham dhe Rudiger në stërvitje, atmosfera nuk është e mirë. Kjo skuadër duket se ka shumë ego dhe shumë lojtarë që duan ta fitojnë Topin e Artë”.
“Madridi ka qenë klubi më i madhë në botë për shkak të individëve, por më e rëndësishmja, për shkak të skuadrës. Kjo nuk ekziston aty për momentin”, ka thënë Petit.
“Problemi më i madh i Real Madridit është Florentino Perez”, legjenda franceze godet me deklaratën e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.