Viti 2025 fillon me të njëjtën pasiguri që përfundoi viti 2024 për Barcelonën.
Pavarësisht mesazhit qetësues të Dani Olmo pas mesnatës, La Liga ka shkuar një hap më tej dhe, sipas komunikatës së saj të fundit, e ka hequr atë nga faqja e saj zyrtare së bashku me Pau Víctor, të cilët nuk shfaqen më në listën e lojtarëve të FC Barcelona.
Ky veprim vjen pasi klubi nuk arriti t’i regjistrojë të dy lojtarët përpara datës 1 janar, në orën 00:00, për shkak të kufizimeve të pagave.
Pavarësisht përpjekjeve të Barcelonës për të siguruar një licencë të re për ta, La Liga qëndroi e palëkundur, duke deklaruar në komunikatë se klubi “nuk ka asnjë alternativë që, duke respektuar rregulloren e kontrollit ekonomik të La Ligës, t’i lejojë të regjistrojë ndonjë lojtar pas datës 2 janar”.
Në faqen zyrtare të La Ligës, megjithatë, shfaqet Andreas Christensen, karta e të cilit u anulua për shkak të një dëmtimi afatgjatë në gusht, gjë që lejoi regjistrimin e përkohshëm të Olmo për pjesën e parë të sezonit duke filluar nga java e tretë.
Gjatë datës 31 dhjetor, dita e fundit e vitit, klubi blaugrana ishte duke mbledhur informacion shtesë mbi atë që tashmë kishte paraqitur, sipas kërkesës së La Ligës, lidhur me kontratat dhe garancitë që lidhen me të ardhurat nga shitja e vendeve VIP të Spotify Camp Nou.
Megjithatë, La Liga nuk ishte në gjendje të verifikonte që Barça kishte arkëtuar shumën e plotë të parave.
Probleme për Barcelonën, La Liga e heq nga faqja zyrtare Dani Olmon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.