
Neymar edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra ku u bë i famshëm.
Braziliani ka nënshkruar kontratë me Santosin, ku do të paguhet 166 mijë euro në muaj.
Braziliani u prit në mënyrë madhështore nga tifozët e klubit.
Santos organizoi një pritje mbreslënëse, ku mbi 10 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për ta parë nga afër prezantimin e Neyamr.
32-vjeçari u largua nga Santosi në vitin 2013 për tu bashkuar me Barcelonën. Ai pastaj në vitin 2017 vazhdoi karrierën te PSG, derisa vitin e kaluar u transferua në Arabi te skuadra e Al Hilal, ku luajti vetëm shtatë ndeshje.
Neymar është një nga futbollistët më të mirë të Santosit, ku laujti 230 ndeshje zyrtare me bardhezinjtë, ku shënoi 138 gola.
Pritje madhështore për Neymar te Santosi, braziliani shpërthen në lot / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.