Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se mbrojtësi turk, Merih Demiral do të suspendohet me dy ndeshje pas festimit të golit me gjestin e “Ujkut Gri”.
Festimi i golit të dytë në fitoren e Turqisë 2 me 1 ndaj Austrisë në 1/8 e finales ka nxitur reagime të mëdha nëpër mediat ndërkombëtare.
“Ujqit Gri” është simbol që i takon lëvizjes së djathtë ekstremiste.
Kjo organizatë është në përcjellje tash e disa vjet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, ai do të mungojë kundër Holandës në çerekfinale, dhe në gjysmëfinale nëse Turqia kalon më tej.
Pritet suspendimi për dy ndeshje i Demiralit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.