Kosova do t’i bëj sonte konak kombëtares së Rumanisë, me ndeshjen që luhet në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
”Dardanët”, që nga selektori Franco Foda e deri te lojtarët, kanë bërë me dije se janë të përgatitur deri në maksimum për fitore.
Të gjitha biletat janë shitur dhe atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Kujtojmë që Rumania nuk është aspak një kundërshtar korrekt ndaj Kosovës, me tifozët e këtij vendi që vazhdimisht kanë proklamuar propagandë kundër Republikës sonë.
Pritet ndeshje e zjarrtë sonte në “Fadil Vokrri”, Kosova përballet me Rumaninë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.