Humbja e mbrëmshme nga Golden Eagle Ylli, ishte e fundit për trajnerin Jaksa Vulic në krye të Sigal Prishtinës.
Qysh në mëngjesin e sotëm, kryeqytasit me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnaerin Vulic.
“Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, ishte postimi i shkurt i klubit kryeqytetas në faqen e tyre në “Facebook”.
Prishtina e shkarkon trajnerin Jaksa Vulic / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.