Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi me bashkëshortin Prindon Sadriu, ku shihen të veshur me bluza me mbishkrimin Kosova, shkruan Reporteri.net.
“Në përkrahje të sportistëve tanë në çdo hap të garave!”, shkroi Osmani në Facebook.
Ky postim i saj vjen si mbështetjen për sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike 2024.
Në Paris, gjenden edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti me bashkëshoren Rita Augestad Knudsen
“Në Paris, për të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar, dhe për të mbështetur sportistët tanë që na përfaqësojnë krenarisht në Lojërat Olimpike 2024”, ka shkruar sot kryeministri.
Kurti bashkë me bashkëshorten në Paris, për të mbështetur sportistët kosovarë në Olimpiadë
Presidentja Osmani në përkrahje të sportistëve kosovarë, vesh bluzë me mbishkrimin Kosova / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.