
Një tjetër episod dhune ka ndodhur në Turqi, në kampionatin e Superligës.
Gjatë ndeshjes mes Goztepe dhe Fenerbahce është sulmuar presidenti Ali Koc i skuadrës së Jose Mourinhos.
Numri një i Fenerbahce u shty nga një person me një lejekalim të Goztepe dhe u godit me një shishe në fytyrë, e hedhur nga tribuna bashkë me sende të tjera.
Pamjet janë bërë menjëherë virale.
Presidenti i Fenerbahces sulmohet në fushë, gjuhet me shishe në fytyrë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.