Cristiano Ronaldo cilësohet njëri nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave.

Futbollisti portugez mban rekordin në futboll me golat e shënuar gjatë gjithë karrierës së tij plot 901.

Përveç golave ai ka fituar edhe trofe të ndryshëm sikurse me klubin ashtu edhe me kombëtaren.

Cristiano Ronaldo udhëhoqi kombëtaren e Portugalisë në vitin 2016 për triumfin historik të Portugalisë në Kampionatin Evropian.

Si dhe në sezonin 2018/19 ishte fitues i Ligës së Kombeve.

Të gjitha këto suksese me shtetin e tij, ka bërë që Ronaldo të nderohet edhe nga vendi i origjinës.

Raportohet se Portugalia ka vendosur të hedh në treg monedhën shtatë euroshe për nder të tij.

https://x.com/FootballFactly/status/1834282172959883363

Portugalia është gati të hedh në treg monedhën shtatë euroshe për nder të Ronaldos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version