Portugalia ani pse e ka dominuar plotësisht lojën nuk ka arritur të realizojë në gol për të siguruar çerekfinalet në kohën e rregullt.
Sulmeve portugeze u ka rezistuar Sllovenia me portierin Jan Oblak që priti disa goditje të Cristiano Ronaldos, për t’ia pamundësuar golin që aq shumë është duke e kërkuar në këtë takim.
Në pjesën e dytë Ronaldo rrezikoi edhe dy herë, fillimisht tentoi nga gjuajtja e lirë, të cilën e dëboi Oblak dhe më vonë një tjetër goditje nga loja e priti portieri slloven.
Portugalia dhe Sllovenia shkojnë në vazhdime / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.