Portieri Mile Svilar ishte heroi i ekipit duke pritur dy penallti në duelin me Feyenoordin në kuadër të Evropa Ligës.

Pas rezultatit 1 me 1, fituesi i këtij dueli është përcaktuar me penallti.

Portieri i Romës ishte vendimtar në dy penalltitë që i priti, ndërkaq te Roma një e humbi sulmuesi Romelu Lukaku.

Me këtë fitore, Roma bëhet pjesë e 16 ekipeve më të mira në Evropa Ligë.

Më herët gjatë së enjtes, kualifikimin në 1/8 e finales e ka siguruar edhe Milano ndaj Rennes.

Portieri heroi i Romës në penallti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version