Portieri Mike Maignan ka bërë tri pritje të mira për të mbajtur të paprekur portën e tij ndaj Portugalisë.

Po zhvillohej minuta e 60-të kur Bruno Fernandes doli përball me portierin 27-vjeçar, por goditjen e tij zhagas e priti ai.

Dy minuta më vonë ai përsëri ishte në qendër të vëmendjes me pritjen e gjuajtjes së Vitinhas, ndërkaq priti edhe një goditje me thembër të Ronaldos.

Franca është ngjallur me inkuadrimin e anësorit Ousmane Dembele që pati një rast të mirë shënimi në minutën e 73.

Portieri heroi i Francës në pjesën e dytë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version