Pas rezultateve të së premtes mbrëma në grupin D, Polonia është kombëtarja e parë që eliminohet nga Evropiani.
Polonia këtë të premte pësoi humbjen e dytë, duke u mposhtur nga Austria me rezultat 3 me 1.
Ndërkaq, Holanda dhe Franca kanë barazuar pa gola në duelin e tyre.
Me këtë barazim, Holanda është e para me katër pikë, aq sa ka Franca në pozitën e dytë.
Holanda në ndeshjen e fundit të grupit do të përballet me Austrinë që është në pozitën e tretë me tre pikë.
Franca do të përballet me Poloninë që ka zero pikë.
Polonia, kombëtarja e parë që eliminohet nga Evropiani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.