Fitorja me përmbysje e Milanit në finalen e Superkupës kundër Interit (2-3) nuk ka kaluar pa polemika.
Pas përballjes në “Mediaset” u fol edhe për rastet e diskutueshme, me ish-arbitrin e FIFA-s, Graziano Cesari që tha se në aksionin e golit të parë të Milanit kishte një faull në dëm të Asllanit nga Morata.
“Arbitri Simone Sozza bëri disa gabime kur loja u bë më e vrullshme në pjesën e dytë.
Inzaghi u ankua për golin e parë të Milanit.
Protestat vijnë edhe nga Barella.
Minuta është 50′, me Interin 2-0.
Sozza lëviz drejt fundit të fushës dhe nuk shikon çfarë ndodh mes Asllanit dhe Moratas, pastaj vazhdon dhe sheh faullin ndaj Leaos që është i drejtë.
Në rregull këtu dhe e saktë.
Faull ndaj Asllanit, Morata nuk godet topin, por këmbën e lojtarit të Interit. Por Sozza u kthye dhe nuk e pa”, tha Sozza.
Polemika për golin e Milanit në finale, ish-arbitri i FIFA-s: Ka faull ndaj Asllanit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.