Sipas mediumeve angleze, Paul Pogba mund t’i bashkohet Inter Miamit, klub që është nën pronësinë e David Beckhamit.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2018 u pa afër David Beckhamit në ndeshjen hapëse të Inter Miamit në sezonin e ri, ndeshje që skuadra e Javier Mascheranos barazoi 2-2 me Neë York City.

Që kur e shkëputi kontratën në mënyrë të dyanshme me Juventusin, Pogba ka kaluar kohë të gjatë në SHBA.

Mesfushori francez i është afruar fundit të suspendimit 18-mujor, shkaku i daljes pozitiv në testin doping me një substancë që ngrit nivelin e testosteroneve.

Fillimisht, Pogba ishte suspenduar me katër vite, mirëpo pasi ai e konfirmoi se e kishte marrë atë substancë pa dijeni, atëherë i ishte reduktuar në 18 muaj. Suspendimi i tij përfundon në mars.

Njëherë e një kohë, Pogba ishte mesfushori më i shtrenjtë në botë, duke kaluar nga Juventusi te Manchester Unitedi më 2016 për 105 milionë euro.

Pas gjashtë sezoneve në Angli, ai u rikthye te Juventusi si transferim i lirë.

Megjithatë, shkaku i lëndimeve dhe suspendimit të tij, Pogba kishte zhvilluar vetëm 213 minuta lojë për dy vite e gjysmë.

Nëse Pogba nënshkruan me Inter Miamin, ai do të bashkohej me ish-yjet e Barcelonës, Lionel Messin, Luis Suarezin, Jordi Alban dhe Sergio Busquetsin./Express

Pogba mund të bashkohet me Messin në SHBA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version