Mauricio Pochettino ka dhënë një përditësim pozitiv sa i përket atyre lojtarëve të Chelseat që janë afër rikthimit nga lëndimi.
Ai ka folur për gjendjen shëndetësore të disa lojtarëve, pas fitores ndaj Prestonit në FA Cup.
“Ne jemi shumë afër që t’i kemi përsëri Chilwell, Badiashile dhe Chukwuemeka, por duhet ta përcjellim gjendjen e tyre ditë pas dite. Është e rëndësishme të shohim se si lojtarët paraqiten në seancat stërvitore”, ka thënë fillimisht Pochettino.
“Të gjithë lojtarët kur shkojnë në stërvitje të gjithë ndihen se janë gati. Nëse i pyet ata thonë ‘Unë e njoh veten’, por në 99.9 për qind të rasteve ata bëjnë gabim. Ata nuk e njohin vetveten. Opinioni ynë është i mirë për të vendosur se a janë ata në dispozicion apo jo”, vazhdoi argjentinasi.
Chelsea do të marrë një shtysë të madhe në fazën e mbrojtjes me rikthimin e Chilwell, duke marrë parasysh se Pochettino ka qenë i detyruar që të luajë me një mbrojtës të majtë në atë pozitë.
Badiashile dhe Chukwuemeka janë gjithashtu dy opsione të mira dhe që do i ndihmojnë Pochettinos të bëjë rotacione, duke marrë parasysh kalendarin e ngjeshur për “Blutë e Londrës” në vazhdim.
Pochettino tregon tre lojtarët që janë afër rikthimit nga lëndimi, njëri nga ta është Chilwell / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.