Pjesa e parë në ndeshjet mes Anglisë e Sllovenisë dhe Danimarkës e Serbisë ka përfunduar pa gola.

Lojë e zbehtë ishte në të dy ndeshjet gjatë pjesës së parë, teksa te anglezët rrezikuan Harry Kane dhe Phil Foden, goditjet e të cilëve përfunduan në duart e portierit Jan Oblak.

Me rezultatet aktuale, Anglia mbyll fazën grupore në pozitën e parë me 5 pikë, Sllovenia e dyta me tre pikë, aq sa ka Danimarka në pozitën e tretë.

Serbia me këtë rezultat eliminohet nga Kampionati Evropian.

Pjesa e parë përfundon pa gola në ndeshjet e grupit C / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version