Fundi i pjesës së parë ka ndalur hovin e Danimarkës në duelin me Anglinë.

Një supergol i Morten Hjulmand dhe ai i Harry Kane kanë shënuar fundin e pjesës së parë.

Hjulmand ka realizuar një ndër golat më të bukur të këtij Kampionati Evropian deri më tani.

Me një gjuajtje nga 25 metra distancë, Hjulmand i ka ndihmuar Danimarkës që të barazojë rezultatin ndaj Anglisë.

Hjulmand realizoi golin pas asistimit të Victor Kristiansen.

Në minutën e 18, sulmuesi Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi pas një goditje në zonën e rreptësisë.

Anglia është duke i prirë grupit, të cilin pritet ta kalojë me lehtësi.

Ky ishte goli i parë i Kane në këtë kampionat.

Pjesa e parë mbyllet me barazimin mes Anglisë dhe Danimarkës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version