Pjesa e parë e gjysmëfinales mes Spanjës dhe Francës është mbyllur me epërsinë e spanjollëve me rezultat 2 me 1.
“Trekolorët” e nisën më mirë takimin kur realizuan që në minutën e nëntë me golin e Randal Kolo Muani. Sulmuesi i PSG-së realizoi me kokë pas harkimit nga Kylian Mbappe.
Mirëpo gëzimi i francezëve ka zgjatur deri në minutën e 21 kur Lamine Yamal realizoi një nga golat më të bukur të këtij kampionati.
Me një goditje me këmbën e majtë, Yamal hyri në histori si golashënuesi më i ri në moshë kur mposhti portierin francez Mike Maignan.
Por “Stuhia e kuqe” përmbyti rezultatin vetëm katër minuta më vonë. Mesfushori Dani Olmo që po shkëlqen në këtë kampionat, gjuajti nga zona e rreptësisë, ndërkaq këtë goditje e devijoi në portë mbrojtësi francez Julies Kounde.
Ndërkaq, Franca hyri në këtë takim me më shumë se 500 minuta pa realizuar gol nga loja e hapur. Kylian Mbappe ka realizuar vetëm një gol dhe atë nga penalltia ndaj Polonisë në fazën grupore.
Pjesa e parë e zjarrtë, Spanja shtron rrugë drejt finales / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.