
Pjesa e parë mes Portugalisë dhe Francës është mbyllur pa gola dhe pa ndonjë rast të mirë shënimi nga të dy kombëtaret.
Portugalia ka sytë kah Cristiano Ronaldo dhe gjithë loja është e bazuar në të.
Ndërkaq, Franca rrezikoi në minutat e parë të takimit kur Theo Hernandez lëshoi një goditje të fuqishme me të majtën, të cilën mezi e priti portieri Diogo Costa.
Goditja e tij arriti shpejtësinë deri në 127 kilometra në orë, sipas matjeve zyrtare.
Fituesi i këtij dueli do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale.
Pjesa e parë e zbehtë mes Portugalisë dhe Spanjës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.