Federata e Futbullit të Kosovës ka marr vendime të rënda për përleshjen javë më parë në ndeshjen e Ligës së Dytë, mes Deçanit dhe Prizrenit.

Këto janë dënimet e plota për dy klubet:

Lojtari i KF “Deçani“, Donat Aliçkaj nr fanelle 40 dhe nr ID 012291M07, për shkak të hyrjes në fushë dhe nxitjes në përleshje, në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Prizreni“, Bill Willson nr fanelle 9 dhe nr ID 032601M02, për sjellje josportive (godet me grusht në fytyrë portierin rezervë të KF Deçani, pasi paraprakisht ky i fundit e tërheq për ta hequr nga fusha) dhe më pas vazhdon të kacafytet edhe me lojtarë të tjerë të Deçanit, me ç’rast eskalon situata (sipas raportit të delegatit të ndeshjes) në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 . të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Deçani“, Beqir Tolaj nr fanelle 9 dhe nr ID 005254M91. Përfshihet në përleshje në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë, Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 48 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Deçani”, Megzon Rogova nr fanelle 21 dhe nr ID 002007M01. Përjashtohet nga loja me karton të kuq (pas dy të verdhëve) për veprim josportiv (tërheq për flokësh mbrapa lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së 2-të të Ligës së Dytë Deçani – Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. I njëjti, më vonë pas eskalimit të situatës futet në fushë (sipas raportit të delegatit). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d. të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Përleshja në ndeshjen Deçani – Prizreni, Komisioni Disiplinor merr këto vendime / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version