Klubi anglez Crystal Palace ka njoftuar se menaxheri Roy Hodgson është në gjendje të mirë shëndetësore pasi u dërgua në spital sepse nuk u ndie mirë, raporton BBC.

Crystali ka anuluar konferencën për media pasi 76-vjeçarit iu përkeqësua shëndeti, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Të enjten është raportuar se Crystali do ta shkarkonte Hodgsonin për shkak të rezultateve negative dhe është vetëm pesë pikë larg zonës për të rënë nga liga.

Të hënën, Palace i shkon Evertonit në kuadër të Premier Ligës.

“Pas përkeqësimit të shëndetit të Roy Hodgsonit gjatë stërvitjeve, mund të konfirmojmë se tani është në gjendje të mirë dhe po bën analizat”, ka njoftuar klubi.

BBC ka raportuar se Hodgson pritet të shkarkohet dhe në vend të tij do të emërohet trajneri i Frankfurtit, Oliver Glasner.

Përkeqësohet shëndeti i menaxherit të Crystalit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version