Boksieri kosovar, Besar Nimani, është vrarë në një sulm të papritur të shtunën në mbrëmje në Bielefeld, Gjermani.

Për rastin kanë shkruar mediat në Gjermani, e më pas është konfirmuar edhe nga vëllai i tij.

Ai tha se vëllai i është vrarë në pritë dhe tradhtisht.

Postimi i tij: 

Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.

Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.

Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush.

Te dua

Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 meçe, ku ka arritur që të shënojë fitore në 26 prej tyre ndërsa ka pësuar vetëm një humbje. /Reporteri.net/

Pamje nga vendi ku u vra sonte boksieri kosovar

“Përjetë e mot krenar me ty”, postimi i vëllait të boksierit Besar Nimani ku konfirmon vdekjen e tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version