Kylian Mbappe ka lënduar hundën gjatë një dueli në zonën e Austrisë, transmeton gazeta online Reporteri.net.
25-vjeçari pasi goditi topin gjatë një harkimi, goditi edhe shpinën e njërit prej mbrojtësve të Austrisë në minutën e 85 dhe është përgjakur.
Në minutat e fundit të takimit “trekolorët” janë duke bërë përpjekje që të realizojë edhe golin e dytë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit.
Përgjaket edhe Mbappe pas duelit në ajër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.