Kosova po avanson 2-0 ndaj Qipros pas 45-minutëshit të parë.

“Dardanët” ishin më të mirë gjatë tërë pjesës së parë, duke dominuar edhe me raste dhe me posedim.

Golin e epërsisë për Kosovën e shënoi Vedat Muriqi nga penalltia në minutën e 9-të.

Të dytin e shënoi përsëri Vedat Muriqi, pas një asistimi nga Donat Rrudhani në minutën e 21-të.

Edhe Ermal Krasniqi e pati një rast të mirë por që dështoi ta konkretizojë.

Kështu, Kosova shkon në pushim prej 15 minutash me dy gola epërsi.

Përfundon pjesa e parë me epërsi të dyfishtë të Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version