Me një rezultat prej 3 me 1 ka përfunduar ndeshja Kosovë-Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golat për Kosovën u shënuan nga Kapiteni Amir Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti, shkruan Reporteri.net.
Ndeshja u zhvillua në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ku gjatë tërë kohës u dëgjuan brohoritjet e tifozëve të Kosovës në përkrahje të Kombëtares.
Nga Qiproja kishte disa tentime për të shënuar, por të gjitha i bllokoi porteri Arijanet Muric.
Edhe Edon Zhegrova kishte paraqitje të mirë në pjesën e parë pavarësisht se disa herë u pengua nga lojtarët e Qipros. Ai u zëvendësua më pas me Sahitin, i cili edhe e shënoi golin e tretë. Në mbrojtje kishte disa mangësi.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë e Kosovës.
Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.
Përfundon ndeshja – Kosova e mposht bindshëm Qipron me golat e Rrahmanit, Krasniqit e Sahitit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.