
Ka përfunduar me barazim 1-1 pjesa e parë mes Kosovës dhe Islandës.
Dardanët e filluan shumë mirë ndeshjen ndaj mysafirëve në play-off të Ligës së Kombeve.
Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë, 1:1.
Lumbardh Dellova kaloi dardanët në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.
Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta, pasi që Islanda barazoi nëpërmjet Oskarsson.
Vedat Muriqi lëshoi një rast të artë në minutën e 42-të, ku nga afërsia goditi topi mbi portë.
Një lajm i keq është se Valon Berisha do të mungojë në ndeshjen kthyese si mysafir i Islandës, pasi mori karton të verdhë, ndërsa kishte një të tillë nga ndeshjet e nëntorit të vitit të kaluar.
Përfundojnë 45 minutat e parë me dy gola në duelin Kosovë-Islandë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.