Kuqezinjtë përfunduan aventurën e tyre në Euro2024, pas ndeshjes së fundit me Spanjën të cilët dolën me rezultatin Shqipëri 0-1 Spanjë.
Pak momente më herët ka ardhur një reagim nga Nedim Bajrami, një prej emrave më të dëgjuar përgjatë kohëve të fundit jo vetëm në Shqipëri por dhe në mbarë botën, për golin më të shpejtë në historinë e Europianit që shënoi në ndeshjen me Italinë.
Nëpërmjet këtij reagimi ai falenderon të gjithë mbështetësit e tij, në veçanti tifozët e paloodhur që me brohoritjet e tyre në shkallët e stadiumit kanë bërë që djemtë e kombëtares të jepnin maksimumin e tyre.
“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur. Brohortijet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtare. Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje, Nedim Bajrami!”, ka shkruar ai.
View this post on InstagramA post shared by NB (@bajraminedim11)
Përfundoi rrugëtimin në Euro2024, reagon për herë të parë Nedim Bajrami / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.